-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Katar: dyfishohet dënimi për bizneset që punojnë gjatë xhumasë

Më të lexuarat

Bizneset tregtare që nuk do të mbyllen 90 minuta gjatë namazit të xhumasë do të përballen me një dënim prej 10.000 rial kuvajtian, sipas ligjit të ri i cili mbrëmë u nënshkrua nga emiri i Katarit, shejh Tamim bin Hamad Et-Tani.
 
Shejh Tamim bin Hamad ka njoftuar se mbyllja e obligueshme prej 90 minutave do të filloj me ezanin e parë të xhumasë.
 
Sipas këtij ligji të gjitha bizneset, kafehanet, restorantet, hotelet, objektet industriale dhe komerciale do të detyrohen të mbyllen gjatë namazit të xhumasë.
 
Sipas ligjit të vjetër, dënimi për mosmbylljen e objekteve të biznesit ka qenë 5000 rial kuvajtian, ndërsa do të dyfishohet në 10.000 rial./IP
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit