8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kastriot Myftaraj, thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve shqiptarë

Më të lexuarat

Kastriot Myftaraj, i njohur për qëndrimet e tij të hapura anti-muslimane, menjëherë pas vizitës së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka postuar në faqen e tij në Facebook një mesazh të gjatë urrejtjeje ndaj bashkësisë së muslimanëve shqiptarë. Kësaj here ai ka shkuar shumë larg duke bërë thirrje të hapur për gjenocid ndaj muslimanëve. Gjithashtu, ai ka bërë thirrje që në rast të mosreagimit të shtetit, situatën duhet ta marrin në dorë njerëzit, qoftë edhe duke përdorur forcën e armëve ndaj muslimanëve.

Në përgjigje të kësaj, blogu e-zani.com ka shkruar një editorial, të cilin po ua sjellim të plotë këtu:

A ka kuptim nxitja e urrejtjes?

Famëkeqi Kastriot Myftaraj ka postuar një traktat të gjatë urrejtjeje në faqen e vetë ne FB ku interpreton vizitën e Presidentit turk, Erdogan në Prezë si thirrje për xhihad. Kuriozët mund të lexojnë interpretimet e tij historike dhe lidhjet e kapërcimet nga betejat e Luftës së Parë Botërore tek harta e ngritur me dron në ndeshjen Shqipëri – Serbi duke shkuar në faqen e tij. Ato nuk meritojnë asnjë shpenzim energjie në këtë koment. Nuk habit kërkënd as nxitja e hapur e Islamofobisë kur lexon:

“Fjalimi i Erdogan në Prezë dhe poezia e recituar atje që e përloti atë, na e bëjnë të qartë se çfarë do të jetë xhamia e madhe e ndërtuar në qendër të Tiranës, me financim turk. Xhamia e madhe e Tiranës do të jetë kazerma e Xhihadit në Shqipëri, katër minaret e saj do të jenë topat e Xhihadit, megafonët e minareve, nga të cilët do të thirret ezani në arabisht, do të jenë mitralozët e xhihadit, muslimanët praktikues që do të falen në këtë xhami do të jenë moxhahidinët, ushtarët e Xhihadit, imamët e saj do të jenë gjeneralët e Xhihadit.”

Kujtojmë për të disatën herë se nxitja e Islamofobisë, nxitja e një frike irracionale kundra Islamit dhe aderuesve të tij, është e njëjtë me nxitjen e racizmit apo urrejtjes ndër-etnike. Por Myftaraj e shpie gjer në fund logjikën dhe qëllimin e islamofobisë. Ai vazhdon duke bërë thirrje për militantizëm. A shkon përtej thirrjes për përdorimin e forcës ligjore të shtetit kundra muslimanëve duke kërcënuar se nëse shteti nuk do e bëj këtë, atëherë duhet të ketë forca të tjera jashtë strukturave të shtetit që të marrin këtë rol:

imagesGjithashtu shteti shqiptar, institucionet që duhet të veprojnë, heshtin dhe bëjnë kinse nuk kanë parë dhe kuptuar gjë, kur bëhet një atentat ndaj rendit kushtetues, duke u shpallur Xhihadi në Shqipëri ditën me diell, në mes të Tiranës nga institucioni fetar që me ligj përgjigjet për mënyrën e ushtrimit të fesë islame në Shqipëri, domethënë Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Për gjithë këtë që ndodhi duhet të bëhen hetime zyrtare nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe shërbimet e fshehta dhe të arrestohen përgjegjësit duke nisur që nga kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Myftiu i Shkodrës, femra xhihadiste, si dhe të tjerë organizatorë të shfaqjes në Prezë. Drejtuesit e institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar duhet ta dinë se çështja është shumë serioze. Kujtesa e rebelimit islamik të viteve 1914-1915, nuk është aq e largët sa duket. Nëse shihet se drejtuesit e shtetit dhe të institucioneve nuk duan të bëjnë të detyrën e tyre detyrëm e mbrojtjes së rendit kushtetues, atëherë kanë të drejtë ta bëjnë forca të tjera dhe kjo është shumë më e lehtë të bëhet se ç’ mund të imagjinojë shumëkush, nëse veprohet sipas manualeve efikase…

Nëse shteti shqiptar nuk vepron për atë që ndodhi në Prezë, atëherë të tjerët kanë të drejtë dhe detyrim që të marrin përsipër përgjegjësinë publike për qëndresën me forcën e armëve ndaj Xhihadit islamik në Shqipëri, nëse duhet edhe ndaj atyre që kanë detyrë të mbrojnë rendin kushtetues dhe nuk e kryejnë këtë detyrë, duke u bërë faktikisht mbrojtës të Xhihadit në Shqipëri. Nuk duhet të ketë iluzione të gabuara për numrin e njerëzve që do të marrin pjesë në këtë qendrësë. Si në çdo lëvizje të tillë, shumë njerëz do të mobilizohen dhe do të marrin pjesë jo aq për motive sublime, por për të përfituar nga pasuria e konfiskuar e atyre që janë përfshirë në Xhihad dhe nga pasuria akoma më e madhe e atyre të cilët e kanë detyrë kushtetuese të reagojnë ndaj Xhihadit që ka nisur tashmë në Shqipëri. Kështu ka ndodhur në shumë lëvizje në botë duke përfshirë Revolucionin Amerikan, atë Francez etj.

Nëse ka ndonjë dyshim se për cfarë po flet Myftaraj, ai e sqaron më tej veten në një koment të po këtij shkrimi:

  • Geraldina Sinani Kastriot kam dëgjuar që xhamit në të gjith kombin shqiptar jan ndërtime pa leje te ngritura nga fondacione islamike legale e ilegale, un them duhen prishur menjeher, me kte veprim ndryshojm imazhin shqiperis, parandalojm kalifatin dhe ndergjegjsojm njerzit, dhe vet shpetojm mga ndotjet akustike tallava 5her ne dit grin emoticon ?
  • Kastriot Myftaraj Nuk do te jete e larget dita qe do te shemben te gjitha dhe truallin e tyre do ta marrin si shperblim ata qe do te bejne kete beteje per shpetimin e shtetit e te kombit nga rreziku islamik.

Le të kujtojmë këtu se Myftaraj, i promovuar për aftësitë e tij si analist nga të tillë si Kico Blushi apo Prec Zogaj, ka bërë thirrje më parë për genocid kundra muslimanëve shqiptarë,ka celebruar spastrimin etnik ndaj boshnjakëve dhe ka nderuar si hero terroristin Breivik. Në një vend ku muslimanë si Artan Kristo janë burgosur për thirrje për të ri-marrë Andaluzinë, nuk ka asnjë preukopim ndaj gjuhës së urrejtjes e thirrjeve për militantizëm të armatosur anti-musliman nga Myftaraj dhe promovuesit e tij. Shkrimet e Myftaraj kanë qenë më parë të përkthyera e të postuara edhe tek blogje si The Gates of Vienna, blogu i frymëzimit ideologjik të Brievik e teksa ai blog është mbyllur në Europë, në Shqipëri, personazhe publikë si Myftaraj bëjnë thirrje për rrëmbim armësh, për sulme kundra një bashkësie fetare, për shkelje të kushtetutës në emër – kinse – të mrojtjes së kushtetutës. A ka ndonjë vlerë thirrja e kryeministrit që të parandalojmë shfaqjet e islamofobisë? Nëse ka legjislacion që adreson nxitjen e urrejtjes, atëherë cfarë duhet të bëjë më shumë dikush që të tërheqë vëmendjne e autoriteteve – pra më shumë se të bëjë thirrje për militantizëm të armatosur? Në Britaninë e Madhe autoritetet kanë kontaktuar dhe tërhequr vëmëndjen autorëve të mesazheve në tëitter sepse janë konsideruar raciste apo islamofobe e ato mesazhe mund të duken limonatë në krahasim me vrerin që vjell prej vitesh Myftaraj. Arsyeja, sic kemi parë në shumë e shumë raste, është fakti se urrejtja e thirrjet për dhunë kanë fituar pranueshmëri e normalitet – kur drejtohen kundra muslimanëve./e-zani/

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit