-1.4 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Kastriot Myftaraj sulmon keq “portalet xhihadiste” të Prishtinës

Më të lexuarat

Gazetari e analisti Kastriot Myftaraj i ka quajtur “portale xhihadiste” mediat e Prishtinës që kanë raportuar se gjatë shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” klerikët kanë hedhur në tokë flamurin kombëtar dhe atë shtetëtror.

Ai ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë, sepse, sipas tij, flamuri kombëtar nuk mund të vendoset në tryezën e riteve, meqë feja është e ndarë nga shteti.

Ja komenti i tij i plotë:

Lajmi i rremë i portaleve xhihadiste të Prishtinës dhe Tetovës për hedhjen në tokë të flamurit kombëtar në ceremoninë në Katedralen katolike të Prishtinës

Portalet xhihadiste të Prishtinës dhe Tetovës kanë përhapur sot lajmin e rremë se në ceremoninë e shugurimit të Katedrales katolike “Shën Tereza” të Prishtinës klerikët katolikë kanë hedhur në tokë flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të Kosovës. E vërteta qe duket në video është se flamuri kombëtar u vendos në altar (pjesa e ngritur e sallës) para tryezës ku kryhen ritet fetare krahas kurorave me lule. Flamuri kombëtar nuk mund të vendoset në tryezën e riteve, sepse feja është e ndarë nga shteti. Ndarjen e fesë nga shteti e ka shpallur Krishti si parim me fjalët e famshme “I jepni Cezarit atë çka i takon Cezarit dhe Zotit atë çka i takon Zotit.”

Pastaj ishte një Papë i Romës, Gelasi, i cili në shekullin e pestë e postuloi ndarjen e fesë nga shteti me Doktrinën e dy Shpatave (dy pushteteve).

Kisha Katolike e ka e ka ruajtur flamurin kombëtar shqiptar atëherë kur në Shqipëri atë e kishte ndaluar pushtuesi osman, të cilin e adhurojnë islamikët e portaleve të Prishtinës dhe Tetovës. Sepse Skënderbeu, njeriu të cilit i përket ai flamur ishte katolik që u shpall nga Vatikani “Kalorës i Krishterimit”.

Sa qesharakë njerëz këta xhihadistët e portaleve të Prishtinës dhe Tetovës. Nga njëra anë e urrejnë Skënderbeun, nga ana tjetër shtiren se mbrojnë flamurin e tij, madje kundrejt Kishës Katolike./Kastriot Myftaraj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit