Kaspersky Lab ka paralajmëruar për një sulm keqdashës të quajtur “Gauss”, që thotë se është duke spiunuar përdoruesit online bankar dhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Lindjen e Mesme.
Sipas ndërmarrjes ruse të sigurisë, Gauss është një kërcënim real dhe shumë i ndërlikuar dhe ishte vërejtur së pari në muajin qershor. Ndërmarrja thotë që ai ka shumë gjëra të përbashkëta me trojanët e tjerë si Flame dhe Stuxnet.
“Gauss mban një ngjashmëri me Flame, me dizajnin dhe bazën e tij koduese, që na e mundësoi ne që të zbulojmë programin keqdashës. Ngjashëm me Flame dhe Duqu, Gauss është një vegël e ndërlikuar e spiunazhit-kibernetik, me dizajnin e vet që thekson vjedhjen dhe fshehtësinë; sidoqoftë, qëllimi i tij ishte ndryshe nga ai i Flame ose Duqus,” tha Alexander Gostev, i cili është eksperti kryesor i sigurisë në Kapersky Lab.
“Gauss synon përdorues të shumtë në shtete të përzgjedhura për të vjedhur sasi të mëdha të të dhënave, me një përqendrim të posaqëm në informacione bankare dhe financiare.”
Sipas ndërmarrjes, Gauss është përgatitur posaqërisht për të marrë të dhëna të ndjeshme. Megjithëse ka ngjashmëri me aktorë tjerë të këqij, përqendrimi në llogari bankare paraqitet të jetë i veçantë për të. Kaspersky Lab e përshkroi atë si një armë- kibernetike.
Përveç marrjes së informacioneve bankare, Gauss mund të hyjë me fjalëkalime, të marrë kontroll të USB-ve dhe të vendos në listë përmbajtjet e disqeve dhe folderëve. Sipas Kaspersky Lab, pjesa më e madhe e përdoruesve të infektuar janë duke e përdorur sistemin operativ Windows 7. (PCWorld Albanian)/kohaislame