1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kashmir, 5 ushtarë indianë të vrarë

Më të lexuarat

Së paku pesë anëtarë të forcave të sigurisë së Indisë janë vrarë nga persona të armatosur, të cilët kanë hedhur granta në Kashmir, rajonin musliman që kontrollohet nga India.

Policia ka bërë të ditur edhe për vrasjen e dy militantëve, si dhe plagosjen e më shumë se dhjetë personave të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi myslimanë luftetarët muslimanë.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të tjera për dhunën.

Rajoni i Himalajeve është i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit dhe të dyja shtetet pretendojnë pronësinë e tij. Aty jeton një komunitet musliman i cili dëshiron që t’i bashkohet Pakistanit ose të jetë i pavarur.

India ka akuzuar vazhdimisht Pakistanin për stërvitjen dhe armatosjen e militantëve, akuzë kjo që hidhet poshtë nga zyrtarët pakistanezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit