Të paktën 29 persona kanë mbetur të vdekur në shtetin meksikanë Nuevo Leon, gjatë disa sulmeve që u atribuohet krimit të organizuar, njoftoi qeveria Meksikane.
“25 njerëz humbën jetën gjatë përleshjeve të ndryshme në kryeqendrën e Monterrey, kryeqytetin e Nuevo Leon, të cilat shfaqin dukurit më të veçanta dhe fenomenet më të theksuara të rimit të organizuar”, deklaroi Jorge Domenico, zëdhënës i Ministrisë së Sigurimit të Shtetit.
Ndërmjet të vdekurve, veçohen katër persona të cilët u gjetën të mbytur si pasojë e torturave çnjerëzore, pranë Monterrey, njoftoi policia lokale.
Edhe pse ky fenomen ka marrë përmasa shumë shqetësuese në Meksikë, qeveria duket se është e paaftë ta kontrollojë apo t’ju rikthej qytetarëve qetësisë e shumëdëshiruar.
Asnjë të dhënë nuk ka dhënë policia për trupat e tjerë të pa jetë.Duhet theksuar, se një tjetër burim i sigurt, pohoi për agjencinë Franceze se zbulimi në Monterrey të trupave të pa jetë të shkatërruar nga plumbat e armëve të zjarrit, ku ndërmjet tyre veçonte trupi i një femre dhe tre meshkujve.
Po nga i njëjti burim numri i të vdekurve arrin në 29.kohaislame