4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Karzai dëbon forcat amerikane nga dy provinca, për shkak të brutalitetit?

Më të lexuarat

Qeveria afgane kërkoi të dielën tërheqjen e forcave speciale amerikane nga Vardaku dhe Logari brenda dy javësh, duke i akuzuar ata se po nxisin “pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë” në provincat e paqëndrueshme afër Kabulit.

“Në takimin e sotëm kombëtar të Këshillit të Sigurisë, presidenti afgan Hamid Karzai urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes që brenda dy javësh t’i detyrojë të largohen nga provincat Vardak dhe Logar forcat speciale amerikane”, tha zëdhënësi presidencial Aimal Faizi.

“Forcat speciale amerikane dhe grupe ilegale të armatosura të krijuara nga ata kanë shkaktuar pasiguri, paqëndrueshmëri dhe i bien në qafë njerëzve lokale në këto krahina,” ka thënë ai në një konferencë për gazetarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit