Shkencëtarët rusë zhvilluan një metodë unikale për diagnostikimin e tuberkulozit. Në ndryshim nga prova tradicionale dhe pak efektive Mantu ai bën të mundur përcaktimin me saktësi 100% të sëmundjes ose të rrezikut të shfaqjes së saj.
Rusia e ka filluar luftën me tuberkulozin në nivel shtetëror shumë më herët se sa vendet e tjera. Që në vitin 1922 u ndërmorr një program i veçantë, në të cilin vëmendje e veçantë iu kushtua diagnostikimit të hershëm të sëmundjes. Falë kësaj dhe shpikjes së antibiotikëve në vitet ‘40 të shekullit të kaluar u arrit të mposhtej sëmundja serioze.
– Për nga shkalla e rëndësisë sociale tuberkulozi nuk është më një sëmundje primare. Por për nga niveli i rrezikshmërisë shoqërore kjo sëmundje ka qenë gjithmonë sëmundja numër një.
Gjatë 100 viteve të fundit testi tuberkulin i lëkurës (Mantoux test) është metoda e vetme e diagnostikimit të hershëm të infeksionit të rrezikshëm. Në kopshtet e fëmijëve dhe në shkolla fëmijëve iu bënin një gjilpërë pak më lart kyçit të dorës dhe rreptësisht u ndalonin të lagnin dorën. Por pavarësisht gjithë masave mbrojtëse gjithsesi në këtë vend shfaqej një pullë e madhe e kuqe. Fëmijët i dërgonin tek specialistët. Dhe ata në të shumtën e rasteve përcaktonin se ky ishte veç një reaksion i rremë.
Shkencëtarët rusë përpunuan një preparat inovator Diaskintest. Ai përmban gjithsej vetëm dy proteina. Ato luajnë rolin e një lloj “karremi”, me të cilin mund të “kapet” sëmundja. Ato janë karakteristike për shtamet e mikobakterit që shkakton tuberkulozin tek njerëzit dhe mungojnë në shtamet e vaksinës kundër tuberkulozit BCG (Bacillus Calmette – Guérin) dhe te mikobakteret jotuberkulare. Saktësia ose, siç thonë shkencëtarët, “specifika” e testit lëkundet në intervalin 90-100%.
– E veçanta e preparatit Diaskintest qëndron në faktin se ai nuk reagon ndaj alergjisë specifike. Në 100% të rasteve fëmijët me alergji postvaksinale, por jo të infektuar, japin rezultat negativ. Fëmijët me alergji jospecifike reagojnë në të njëjtën mënyrë.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një e treta e popullsisë së rruzullit tokësor është e infektuar me baktere të tuberkulozit./ria