3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Karkaleci i florinjtë dhe Ejubi (alejhi selam)

Më të lexuarat

Transmeton Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kur Ejubi (alejhi selam) po lahej lakuriq, pranë tij ra një copëz e madhe karkaleci i florinjtë. Ai filloi t’ia pastronte pluhurin, ndërsa Zoti i tij e thirri duke ithënë: “O Ejub! A nuk të kam pasuruar nga ajo që pe?” Ai i tha: “Sigurisht, o Zoti im, por unë nuk mund të mos kem nevojë për begatitë e Tua.” (Buhariu)

Disa prej dobive të hadithit:

Kërkimi dhe shtimi i mirësive të Allahut nuk përfshihet në atë që quhet lakmi.
Allahu I Madhëruar i nderon profetët e Tij dhe u dhuron gjëra, që nuk janë të zakonshme tek njerëzit, kjo sepse gradët e tyre tek Allahu janë të larta.
Mjaftueshmëria në jetesë është më e mirë se varfëria. Ejubi (alejhi selam) nuk e mori atë copëz për t’u krenuar, apo për t’u treguar mendjemadh. Përkundrazi ai e mori për ta përdorur në gjërat e domosdoshme.
Në hadith shihet vlera e pasurisë, sepse ai (Ejubi, alejhi selam) e quajti bereqet.
Durimin e pason ndihma dhe pas vështirësisë vjen lehtësimi. Ejubi (alejhi selam) duroi gjatë sprovës dhe Allahu ia largoi të gjitha dhimbjet.
“Ngjarjet e popujve të hershëm” Shejh: Mesh’hur Hasen Selman (Allahu e ruajt!)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit