Karikimi me wireless i telefonave celularëve në makina do të bëhet i disponueshëm që në fillim të vitit të ardhshëm.
Siç njoftoi Korporata radiotelevizive britanike BBC (BBC Broadcasting Corporation), pajisja e re karikuese paraqet në vetvete një qilim të vogël. Për të kryer karikimin do të jetë e mjaftueshme vendosja mbi të e telefonit celular.
Kompania japoneze e prodhimit të automobilave “Toyota” do ta prezantojë këtë pajisje (angl. in-car wireless phone charging capability) në sedanin e ri “Toyota Avalon”. Ajo do të kushtojë rreth 2.000 $.