2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kardinali i Vatikanit dënohet për abuzim seksual me fëmijë 13-vjeçarë

Më të lexuarat

Kardinali i Vatikanit, George Pell, është shpallur fajtor për 5 akuza, abuzim seksual me fëmijë për më shumë se dy dekada, njofton sot Reuters, abuzim me djem 13-vjeçarë në Australi. Ai është kleriku më i lartë i Kishës Katolike që shpallet fajtor për abuzim seksul me fëmijët. Vendimi për fajësinë u bë i ditur të martën.

Rrëzimi i zyrtarit numër tre të Vatikanit çon në zemër të administratës papale një skandal mbi abuzimin e klerit, që ka shkatërruar kredibilitetin e Kishës në SHBA, Kili, Australi dhe gjetkë për më shumë se tri dekada.

Kardinali Pell u shpall fajtor për 5 vepra seksuale të kryera kundër djemve 13-vjeçarë në sankristinë e priftërinjve të Katedrales së Shën patrikut në Melburb, ku Pell ishte kryepeshkop. Një nga dy viktimat vdiq në vitin 2014.

Secila nga veprat penale mbart 10 vjet burg maksimumi. Pell, që është i lirë me garanci, u largua nga gjyqi të martën pa folur për gazetarët, të cilët e ndoqën atë deri tek një makinë që e priste.

Një person që ishte abuzuar prej tij kur ishte fëmijë dhe që e identifikoi veten me emrin Michael Advocate, i ulëriti: U përvëlofsh në ferr!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit