-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Karanfili, kjo lule antike

Më të lexuarat

Njëra nga lulet më të njohura dhe më të përhapura në vendin tonë, janë karanfilët. Kurrë flasim për këtë lule, me nostalgji kujtojmë kohërat dhe kujdesin e gjysheve tona. Andaj, shumë kush i quan edhe lule të gjysheve.

Emri shkencor Dianthus. Emrin popullor karafilit ia lanë gjermanët për shkak të ngjajshmërisë së aromës së karafilit me atë të mëlmesës me të njëjtin emër.

Karanfili është në mesin e luleve më të vjetra të kultivuara dhe përmendet në shkrimet e shekullit të parë të erës së re.

Kjo lule më së shpeshti përmendet si bimë gjysëm shkurre shumëvjeçare, më rrallë si një apo dyvjeçare.

Karanfilët janë shumëngjyrësh, të bardhë , të verdhë, ngjyrë vjollce apo pembe, por edhe me lara. Ndryshe, thuhet se janë rreth 300 lloje të karanfilëve të përhapura në Europë dhe Azi, më pak në Afrikë dhe Amerikë. Karanfili kultivohet në kopsht, por edhe në saksi.

Karanfilët sërish po kthehen si trend dhe kanë filluar të përdoren për dekorim të ambienteve, përfshirë edhe dasmat.

Lulet e dendura me ngjyra të mrekullueshme kur me mjeshtri ngërthehen në buqet, fascinojnë edhe ata që nuk janë adhurues të kësaj bime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit