3.3 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Karafili dhe Lulja e Karafilit

Më të lexuarat

Karafili është një lule tepër e dashur ndërkohë që farat e karafilit nuk prodhohen nga kjo lule. Kështu pra lulet e karafilit si dhe farat e karafilit janë bime të ndryshme nga njëra-tjetra. Atëherë luleve të karafilit përse u është dhënë ky emër? Për arsye se aroma e luleve të karafilit si dhe farat e karafilit duke qenë se ngjajnë me njëra tjetrën, njerëzit i vunë luleve të karafilit të njëjtin emër. Pema e karafilit është e lartë 10 m. madje ajo arrin deri në 20m. lartësi dhe është një peme që qëndron e gjelbër në të katër stinët. Farat e karafilit prodhohen nga kokërrzat e luleve të pemës së karafilit dhe kanë një aromë të këndshme. Lulet e pemës së karafilit që kanë formën e një kurore ngjyrë rozë kur thahen marrin një ngjyrë të kuqërremtë në kafe. Nga këto kokërrza me erë të këndshme dalin farat e karafilit. Për shijen e tyre mund të thuhet se vjen pak si e thartë. Atdheu mëmë i pemës së karafilit janë ishujt e arkipelagut të Molukut në Indonezi. Por megjithatë farat e karafilit janë nga me të përdorurat nëpër kuzhinat e tërë botës në gjuhën vendase fjala Moluk ka kuptimin e erzës.

Indianët e përdorin karafilin nëpër gjellë me shumicë. Kurse në Evropë karafili i vihet më tepër turshive ose reçeleve. Në kuzhinën angleze karafili zë një vend të veçante.

Tek anglezët një tortë e përgatitur me mollë pa karafil as që mund të mendohet. Në botë karafili gjen edhe një përdorim tjetër. 69% e njerëzve që jetojnë në Indonezi ose përreth, përdorin si cigare gjethet e duhanit kurse 40% e tyre përdorin një lloj cigare të përgatitur nga karafili. Në Azinë Jugore është zakoni të mbështillet karafili me gjethen e një bime me emrin “tombull” dhe të mbllaçitet në gojë si çamçakëz. Karafili përdoret edhe duke e mbajtur në gojë për aromën e këndshme që ka. Kur atë e kafshon në gojë të vjen një aromë dhe freski e këndshme. Karafili përdoret edhe për largimin e dhimbjeve të lehta të dhëmbit ose të mishrave të dhëmbëve. Sepse ai përmban një lëndë morfinoze dhe që mbyt bakteret.

Në histori karafilin e rastisim edhe nëpër libra të ndryshëm. Psh në librin e gjellëve të të kohëve të fundit të Perandorisë Romake, përmendet karafili si një erëz që duhet përdorur patjetër nëpër kuzhina. Një mjek i famshëm grek në librin e tij rekomandon karafilin të futet në salcën që përgatitet për lepurin e pjekur. Edhe Pliniusi ky historian Romak i natyrës, na flet për karafilin i cili importohet nga jashtë për erën e këndshme që ka. Burimet e vjetra Romake, Indiane dhe Kineze kur bëjnë fjalë për karafilin thonë të njëjtat gjëra; se ai ka një aromë të këndshme dhe se ta mban gojën të freskët, në të njëjtën kohë karafili përdoret edhe si përzierje në ilaçet popullore kundra vjelljes, lemzës, apo të infeksioneve në gojë.

Një farmacist Kinez që ka jetuar në Kinën e vjetër dhe që ka qenë me detyrë në pallatin perandorak, u rekomandon burokratëve me detyrë në pallat që të mbajnë me vete karafil. Qëllimin e ka që atyre të mos iu vijë era e gojës. Pra kur ata, për ndonjë arsye i afrohen Perandorit të mos iu vijë era e gojës. Në kohërat e lashta nuk dihet se ku kultivohej më tepër karafili por më tepër për të tregoheshin legjenda. Karafili për qytetërimet e vjetra ishte një erëz enigmatike që nuk i dihej origjina, një bimë ekzotike.

Karafili ashtu si gjatë tërë historisë është një bimë që kultivohet në Indonezi, Madagaskar , Indi dhe Sri Lanka , por më tepër ai rritet në Lindje të kontinentit Afrikan në Zanzibar si dhe në ishujt e Oqeanit Indian. Në Turqi duke qenë se kushtet klimaterike për rritjen e karafilit nuk janë të përshtatshme ai nuk kultivohet me kuptimin tregtar. Duke filluar andej nga shek. 16-të holandezët pasurohen shumë me tregtinë e karafilit. Akoma edhe sot Amsterdami dhe Roterdami njihen si tregje të mëdha të karafilit. Në shek. 17 dhe 18-të në Angli çmimet e karafilit pothuajse arritën të jenë të njëjta me ato të arit. Në kohë të vjetra tregtia e karafilit nga historianët vlerësohej si shkëmbim i heshtur; sepse detarët për të marrë karafilin i linin mallrat në breg dhe tërhiqeshin, kur vinin pastaj përsëri në breg gjenin aty karafilin! Sipas gojëdhënave ata që e linin karafilin në breg nuk ishin xhindet por njerëzit e egër. Kur tregtia e karafilit fillon e shtohet, këto gojëdhëna harrohen dhe vendet ku prodhohej karafili fillojnë e frekuentohen nga tregtarët.

Edhe në Perandorinë Osmane karafili ishte një erëz me rëndësi. Ai përdorej si tek mastikat e forcës ashtu edhe tek ashuret. Besohej se ai i bënte mirë largimit të lodhjes.

Në fakt specialistët kanë zbuluar se karafili i bën mirë lodhjeve, tensionimeve dhe sidomos çlodhjes psikologjike. Ajo që duhet bërë në këtë rast është farë e lehtë. Në një gotë uji që po vlon hidhini brenda nja dhjetë fara karafili dhe pasi e kini lenë pesë minuta të vlojnë bashkë, pini lëngun pa i hequr farat e karafilit. Pas pak do ta ndjeni se ju ka ikur lodhja dhe jeni çlodhur nga ana psikologjike. Edhe brenda çajit mund të fusni 10 deri 12 fara karafili dhe ta pini. Do vini re se do t’ju bëjë mirë për gjallërimin e gjendjes shpirtërore. Por këtë gjë nuk duhet ta bëni me tepër se 3-4 herë në javë sepse pastaj do t’ju bëhet zakon.

Kur të blini karafil do kini kujdes që ai të jetë i freskët sepse lëndët që ai ka brenda janë akoma vepruese. Për këtë provojeni duke marrë një farë karafili dhe kruajeni majën me gisht pastaj merrini erë. Në rast se era është therëse, atëherë kjo tregon se ato janë të freskëta. Çaji i përgatitur me farat e karafilit nuk prishet lehtë ai mund të durojë në frigoriferë deri në 2 ditë. Ndërkohë për karafilin ju treguam se si do të kuptohet se është i freskët, por që ai është me kualitet si kuptohet? Njerëzit për të kuptuar se karafili është me kualitet kanë gjetur një metodë. Për të kuptuar se farat e karafilit janë me kualitet ato hidhen në një gotë me ujë. Kur ai është me kualitet bie në fund të gotës kur është pa kualitet ai qëndron sipër ujit.

Në rast se do të përdorni vajin e karafilit duhet të bindeni se ato janë fara organike dhe natyrore. Atëherë mund të përfitoni nga lehtësimi që ai i bën dhimbjeve të reumatizmës. Fërkojeni vendin ku ju dhemb me vaj karafili dhe menjëherë do ta ndjeni lehtësimin. Në rast se ju ka ikur gjumi atëherë merrni erën e karafilit dhe do ta shihni efektin. Numri i atyre që besojnë se karafili i bën mire edhe gjumit sa vjen e po rritet.

Tani t’i lëmë mënjanë farat e karafilit dhe të kalojmë tek lulja e karafilit. Ajo është një lule që kultivohet me tepër në të gjithë botën. Në Turqi kultivohet më tepër karafili i prerë. Ai mund të kultivohet në çdo lloj tokë. Edhe nëpër familje karafili kultivohet shumë. Ajo bimë jep lule gjatë tërë vitit dhe çmimi mbetet fiks. Kështu kultivimi i karafilave edhe sjell të ardhura edhe mund të eksportohet, pra ai nxitet edhe nga shteti. Lulet e karafilit ndahen në dy llojesh; standard dhe sprej. Ato që janë standard kane një lule të madhe në majë të degës së holle, kurse ato që janë prej, në një degë karafili dalin më tepër lule që janë më të vogla. Prodhuesit bëjnë preferencat sipas kërkesave të tregut. Nëpër vendet e Evropës Perëndimore preferohet më tepër karafili sprej kurse tek vendet e Evropës Lindore karafili standard./trt/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit