2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Karabak – Ushtria armene vazhdon të shkelë armëpushimin

Më të lexuarat

Vazhdojnë rastet e shkeljes së armëpushimit në vijën e frontit Azerbajxhan-Armeni.

Gjatë muajit të kaluar Forcat e Armatosura të Armenisë e shkelën mbi 100 herë armëpushimin e arritur mes dy vendeve.

Deklarata erdhi nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Zona në vijën e frontit ku përleshjet kanë ndodhur më shpesh është vendi i quajtur Agdam.

Muajin e kaluar në zonën Agdam ndërmjet ushtrisë së Azerbajxhanit dhe Armenisë u regjistruan 29 përleshje me armë.

Rreth 20 shkelje të tjera u shënuan në zonat e tjera kufitare si Fuzuli, Goranboy dhe Hoxhavendi.

Mësohet se ushtria e Azerbajxhanit nuk ka pësuar humbje pas këtyre shkeljeve të armëpushimit.

Ndërsa në periudhën 9-mujore të vitit 15 ushtarë të Azerbajxhanit kishin rënë në krye të detyrës, ndërsa me qindra të tjerë ishin plagosur.

2 ushtarë azerbajxhanas vazhdojnë të mbahen ende rob nga ushtria armene.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit