1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kaptina En Nas – Kaptina e cila largon dëshpërimin, pikëllimin dhe vesveset

Më të lexuarat

En Nas

1. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!

2. Sunduesin e njerëzve,

3. Të adhuruarin e njerëzve,

4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.

5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,

6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.

Çdo njëri nga ne e dinë dhe e ka shume te qarte se Kaptina En-Nas e largon stresin dhe pikëllimin. Ne do t’ju paraqesim disa të vërteta shkencore rreth kësaj kaptine.

Kaptina En Nas është ajo më të cilën Allahu e vulosi librin e Tij. Kjo është Kaptina e fundit e Kur’anit Famëlartë. Kam pyetur shumë se përse Allahu e vulosi Librin e Tij me këtë kaptinë, ku me të kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të keqes së shejtanit dhe vesveseve të tij?.

Sondazhet e reja tregojnë se shumica e njerëzve (në veçanti në shtetet e perëndimit dhe shtetet ateiste) ankohen nga çrregullimet psikike dhe ankohen nga vesveset të cilat kane shkaktuar tek ata pasiguri, depresion, frikë, këtë e gjejmë në disa raste edhe tek muslimanët për shkak të largimit të tyre nga feja e Allahut. Kjo, tek ata shkakton pesimizëm dhe është shkaktare qe ata të mos përjetojnë kënaqësi të çfarëdo natyre qofshin ato.

Për këtë Allahu deshi që kaptina e fundit Kur’anit të jetë shërim për çrregullimet psikike. Allahu është më i Dijshmi për krijesat e Tij, për trupat e tyre dhe se çka iu duhet dhe nevojitet këtyre trupave. Për këtë kur t’i e lexon kaptinën En Nas e përsëritë atë në ty demonstrohet frikërespekti i shpresës në Allahun duke i medituar fjalët e kësaj kaptine. Kuptimet dhe fjalët e kësaj kaptine do të ndikojnë në pjesë të caktuara të trurit duke e aktivizuar atë për të dhënë urdhra në pjesët e tjera të trupit,që të largoj vesvesen dhe të menduarit negativ. Gjithashtu në përsëritjen e fjalëve të kësaj kaptine do të ndodh ndryshim në aktivizimin e trurit pasi që e ndihmon atë në të menduarit pozitiv. Kjo rezulton me një lirim të shpejt nga vesveset apo hezitimet që ka, apo paqartësi qe mund ta godasin atë si rezultat i problemeve dhe sfidave të jetës. A ka dikush nga ne qe nuk ka probleme në jetën e tij!! Kush prej nesh ka kaluar faza të vështira të jetës të cilat doemos kanë shkaktuar tek ai shqetësim, frike, pasiguri, depresion! Kjo kaptine kur’anore më një përmbajtje shumë domethënëse dhe shume lidhëse më Allahun është shëruese për çrregullime të tilla, me kusht qe të lexohet me meditim të thellë, frike respekt ndaj Allahut, me besim të fuqishëm dhe të paluhatshëm se vetëm Allahu është i Plotëfuqishëm qe munde të largojë nga ti ç’do të keqe dhe Allahu munde ta lehtësoje dhe ta largojë problemin tënd, por,nga ti gjithsesi kërkohet qe të kthehesh tek Allahu me zemër të sinqertë dhe me lejen e Allahut t’i do të shërohesh nga problemet e mëdha apo te vogla qe ty të kanë goditur.

Hoxhë  Musli Zymberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit