4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kapet banda me kosovarë dhe të tjerë, dyshohet për 60 plaçkitje

Më të lexuarat

Banda me shtetas kosovarë, maqedonas, turq e zviceranë dyshohet të ketë kryer rreth 60 plaçkitje por edhe delikte tjera

Kapet në kantonin e Bernës një bandë plaçkitësish në të cilën ka edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia. Pjesëtarët tjerë të bandës janë zviceranë dhe turq. Ata dyshohen të kenë kryer rreth 60 plaçkitje por edhe delikte tjera.
Një tentimi të plaçkitjes së armatosur në një familje në Linden, të kryer në prill të vitit 2011, i është zbuluar autorësia me kapjen e kësaj bande. Pesë nga gjithsej gjashtë pjesëtarët e bandës kanë marrë pjesë në atë tentim.
Tre nga pjesëtarët e bandës ishin arrestuar në muajin maj 2011, në Hinterkappelen, derisa ishin duke e ngarkuar një sasi bakri që e kishin vjedhur. Gjatë hetimeve në vazhdim, qenë arrestuar edhe katër të tjerë. Hetimet kanë gjetur se banda është autore e gjithsej gjashtë vjedhjeve të bakrit, të kryera në regjionin e Bernës dhe Friburgut.
Vjedhje dhe plaçkitje tjera ata dyshohen të kenë kryer edhe në Soloturn dhe në Gjermani, shkruan bielerzeitung.ch.
Shuma e gjithmbarshme e përvetësuar nga banda vlerësohet rreth 375 mijë franga, ndërsa dëmet e shkaktuara llogariten në rreth 120 mijë franga.
Policia e kantonit të Bernës i ka përmbyllur hetimet ndaj shtatë personave, të cilët do të përgjigjen para drejtësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit