3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Kapen në Prishtinë dy të dyshuar për trafikim e prostitucion

Më të lexuarat

Policia e Kosovës, në këtë rast Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Drejtorisë Rajonale Prishtinë, pas një hetimi të zhvilluar, më 16.01.2017 në orën 20:10, ka arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale.

Njëri nga të dyshuarit, sipas PK-së, dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘trafikim me njerëz’, ndërsa i dyshuari tjetër për veprën penale ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

“Gjatë hetimeve është identifikuar një viktimë e mitur e cila është intervistuar dhe me të është vepruar në bazë të procedurave standarde vepruese”, thekson Policia, raporton Koha.net.

Personat e arrestuar për dyshim përfshirjeje në veprat penale janë, S. K., viti i lindjes 1984 dhe B. A., viti i lindjes 1966, të dy meshkuj të Kosovës.

Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit