Nuk do të ketë përjashtim të Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov nga UFC.
Të paktën kështu ka vendosur Komisioni i Atletikës në Nevada i cili ka hedhur poshtë vendimin e UFC për t’i përjashtuar dy sportistët të cilët u bënë shkak i grindjes në Oktagonin e Las Vegasit mbrëmjen e 6 tetorit.
Megjithatë, ky nuk është vendimi final, pasi Komisioni ka vendosur që në muajin dhjetor të mbahet një seancë dëgjimore me dy sportistët dhe avokatët e tyre mbrojtës për të marrë më pas një vendim final.
NSAC kishte pezulluar përkohësisht Nurmagomedov dhe McGregor më 15 tetor, por duket se presioni i Khabib për tu larguar nga UFC ka detyruar Komisionin të tërhiqet për të marrë një vendim më të studiuar.
Kaosi shpërtheu pasi Nurmagomedov mbrojti titullin si kampion i peshave të lehta, pasi mposhti në raundin e katërt Conor McGregor. Anëtarët e ekipit të Nurmagomedov pastaj hynë në kafaz dhe u përleshën me McGregor.
Tre anëtarë të ekipit të Nurmagomedov u arrestuan pas përleshje, por u liruan më vonë pasi McGregor refuzoi të ngrinte akuza.