1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kaos në KEK, vetëm dy blloqe aktive

Më të lexuarat

Sipas një njoftimi te KEDS momentalisht vetëm dy blloqe gjeneruese janë aktivë në KEK dhe si pasojë e kësaj po aplikohen reduktime të shpeshta.

“Në orët e vona të së hënës (21 tetor 2013) kemi pranuar lajmin për probleme në njësitë gjeneruese në KEK dhe si pasojë jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të energjisë elektrike. Momentalisht, vetëm dy blloqet gjeneruese aktive në KEK nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike për mbulim të kërkesave të konsumatorëve për furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Për më shumë, aktivizimi i importit të energjisë elektrike si proces kërkon kohë, kapacitet të disponueshëm në treg për importim dhe përgatitje teknike dhe nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor. KEDS është njoftuar nga KEK se blloku B1 pritet të ri-aktivizohet në orët e vona të mesnatës dhe / ose nesër në orët e hershme të mëngjesit.

Qëllim i KEDS është që qytetarët të kenë vazhdueshëm energji të mjaftueshme elektrike.

“Jemi të vetëdijshëm për problemet e vazhdueshme në prodhim të energjisë sidoqoftë, në rast të daljeve të paplanifikuara nga puna të njësive prodhuese është i pamundur realizimi i furnizimit në afat të shkurtë kohor”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Kërkojmë ndjesë nga të gjithë qytetarët për mungesë të energjisë elektrike dhe shpresojmë që të tilla do të zvogëlohen dhe  ose shuhen fare.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit