1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kanibali i krishter në Afrikën Qendrore ka rrahur, djegur dhe ka ngrënë këmbën e një myslimani

Më të lexuarat

Një kanibal i quajtur “Qeni i tërbuar” ka ngrënë këmbën e një burri mysliman pasi fillimisht e ka rrahur dhe djegur. Ngjarja ka ndodhur në Republikën Qendrore të Afrikës.
Sipas BBC, viktima është nxjerrë nga një autobus me të cilin po udhëtonte në kryeqytetin Bangui, është rrahur, është goditur me thikë dhe më pas i është vënë zjarri nga një grup të krishterësh. Pas kësaj, “Qeni i tërbuar”, emri i vërtetë i të cilit është Ouandja Magloire, i ka prerë këmbën dhe e ka ngrënë atë.

Kanibali i ka thënë një reporteri të BBC-së se e ka bërë këtë gjë për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së gruas së tij nga myslimanët, transmeton TCH.

Shumë të krishterë në Republikën Qendrore të Afrikës besojnë në magji dhe në qafë mbajnë varëse me mishin e viktimave të tyre pasi mendojnë se kjo gjë i bën të pamposhtur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit