0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kanë urinuar mbi trupat e vdekur

Më të lexuarat

Qeveria Amerikane dënoi sjelljen e disa ushtarëve amerikanë që u fotografuan duke abuzuar me kufomat e talebanëve të vrarë, në vitin 2010.

Sekretari Mbrojtjes, Leon Panetta (ne foto), premtoi ndeshkim te ashper pas publikimit te fotografive te marinasve që abuzojnë me trupat e talebanëve të vdekur

Zëdhënësi i Sekretarit të Mbrojtjes, Leon Panetta-s, siguroi se të gjithë autorët do të dënohen, pasi në shtyp u publikuan fotografitë në të cilat ushtarët shfaqeshin duke përqeshur mbetjet e shpërfytyruara të disa kamikazëve.

Fotografitë u publikuan në një moment shumë të papërshatshëm, ndërsa tensioni në marrëdhëniet amerikano-afgane është më i lartë se kurrë.

Në mars, një ushtar vrau 17 civilë në një sulm tërbimi, në një krahinë të Kandaharit. Rreshteri Robert Bales u arrestua dhe do të vendoset përpara drejtësisë për vrasjen e nëntë fëmijëve dhe tetë të rriturve afganë.

Megjithatë, premtimi për një “gjykim” të drejtë nuk ka mjaftuar për të qetësuar tensionet, për të cilat ka kontribuar më parë edhe sjellja e ushtarëve të tjerë amerikanë, të fotografuar duke djegur Kuranë apo duke urinuar mbi trupat e disa talebanëve, në disa skandale të mëparshme./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit