1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kandidati për president Blerim Reka mban konventën promovuese në Shkup

Më të lexuarat

Mbrëmë në sheshin Skënderbeu, në zemrën e Shkupit, filloi fushata presidenciale, ku kandidati për president, Prof. Blerim Reka, mbajti konventën e tij të parë promovuese.

Me moton “Reka për Republikën”, kandidati për president, Prof. Reka, i shoqëruar nga kreu i Alenacës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela dhe i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në praninë e mijëra qytetarëve shpalosën mbështetjen e tyre për kandidimin presidencial të Prof. Blerim Rekës.

Ata shprehën arsyet se përse po e mbështesin këtë kandidaturë presidenciale si dhe sa do të ishte e padrejtë për votuesin shqiptar sikurse këto zgjedhje të mos e kishin asnjë kandidat shqiptar.

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka duke iu drejtuar qytetarëve theksoi se sonte këtu, në Shkup, ju qytetarë të pranishëm, po dëshmoni konseensualitetin midis shqiptarëve.

“Prania juaj është ujdia e shqiptarëve të bashkuar, sepse shqiptarët e përçarë, paraprakisht duhet të arrijnë konsesusin me vëllaun, sesa konsesus me fqiun. Mos lejoni t’ju bindin që edhe pas 30 vitesh ju duhet të mos votoni vetveten. Me 21 prill bëhuni vetvetja”, theksoi kandidati për president, Prof. Blerim Reka.

Ai bëri thirrje që vota e qytetarëve të shkojë atje ku duhet dhe të mos shitet.

“Votoni kundër aksham pazareve dhe mos e mundësoni, me votën tuaj nga patriotë tenderistë. Vota juaj është e shenjtë, as nuk shitet e as nuk falet. Ajo është e juaja. Dilni masovikisht, pavarësisht nga cila parti jeni. Dëshmoni se nuk jeni 20%, ashtu siç na trajntojnë me vite”, u shprehë ndër të tjera kandidati për president, Prof. Blerim Reka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit