-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kandidati i të djathtës ekstreme fiton raundin e parë të zgjedhjeve në Brazil

Më të lexuarat

Kandidati i të djathtës ekstreme, Jair Bolsonaro, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil.

Ai do të përballet me kandidatin e krahut të majtë nga Partia e Punëtorëve, Fernando Haddad, në raundin e dytë më 28 tetor, pasi ka dështuar të fitojë 50 për qind të votave të nevojshme për të triumfuar.

Pas pothuajse të gjitha votave të numëruara, Bolsonaro ka fituar 46 për qind të votave dhe Haddad 29 për qind.

Në sondazhet e kryera para mbajtjes së zgjedhjeve është parashikuar se kandidatët do të jenë në garë të ngushtë në rrethin e dytë.

Bolsonaro ka thënë se ai i sigurt që nëse nuk do të kishte pasur “probleme” në sistemin elektronik të votimit të përdorur në Brazil, ai do të ishte fitues.

“Jam i sigurt që nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, ne do të dinim emrin e presidentit sonte”, është shprehur ai.

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se cilave “probleme” u është referuar.

Autoritetet zgjedhore në Brazil kanë thënë se procesi i votimit është zhvilluar paqësisht dhe pa ndonjë problem të madh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit