-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kandidati i ‘Fjalës’, fushatën për Drenasin e nis nga Prekazi

Më të lexuarat

Kandidati i Partisë “Fjala” për kryetar të komunës së Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit, Vehbi Berisha, nisi fushatën për kreun e komunës me një vizitë në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz ë Skënderajt.

Sipas Vehbi Berishës, ata kanë zgjedhur Prekazin për shkak se “ky vend është refleksion i ndryshimeve rrënjësore” për shtetin e Kosovës.

“Për shkak se ka rastisur të jetë 28 Nëntori, ne kemi zgjedhur që edhe hapjen e fushatës ta bëjmë pikërisht në këtë vend. Ky vend është refleksion i ndryshimeve rrënjësore për Kosovën e ne besojmë që ky refleksion të arrihet edhe në Drenas që edhe këtu të ketë ndryshime”, tha Berisha.

Ai ka qenë i shoqëruar nga kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi, që është deputet në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit po mbahen për shkak se kryetarit të kaluar, Gjykata e Apelit ia vërtetoi një dënim në akuzat për krime të luftës, ndërsa mandati i kryetarit të zgjedhur më 4 dhjetor dorë zgjasë më pak se një vit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit