0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kanceri, Coca – Cola dhe Pepsi ndryshojnë formulën

Më të lexuarat

”Coca-Cola” dhe “Pepsi” do të ndryshojnë recetën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do të ishin të detyruar të vendosnin shënimin: “Konsumimi i kësaj pije shkakton kancer”, raporton “BBC”.

Dy kompanitë nuk kanë vendosur ende nëse do të bëjnë këtë ndryshim edhe në linjat e tyre të prodhimit nëpër botë. Ndonëse nuk ka asnjë studim që të tregojë se këto pije freskuese shkaktojnë tumore, një përbërës në recetë ka rezultuar problematik.

Sipas autoriteteve, përbërësi i quajtur metilimidazol-4, i gjendur në sasi të vogla në pije për të forcuar efektin e ëmbëlsisë, mund të ndikojë në formimin e sëmundjes vdekjeprurëse, sipas disa studimeve ende të paqarta.

Në një deklaratë të publikuar për media, “Coca-Cola” informoi se i ka kërkuar prodhuesit të karamelit për pijet e saj që të ndryshojnë këtë përbërës, diçka që nuk do të paraqesë rritje të kostove apo ndryshim të mënyrës së prodhimit.

Sidoqoftë, kompania ndërkombëtare ofroi në faqen e saj në internet edhe një shpjegim zyrtar, shoqëruar me studime të hollësishme që kundërshtojnë besimin se substance e përfolur shkakton tumore. /BBC/Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit