1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

KANALI I ARMËVE

Më të lexuarat

Filluan të hapin një kanal, por në vend të gurëve e dheut, u dolën armë. Kështu ka ndodhur në fshatin Rubovc të Kamenicës.

Fshatarët dyshojnë se ato ishin fshehur nga pronari i mëparshëm i tokës, një serb i Kosovës, i cili para lufte nuk kishte nam të mirë në ato anë. Municioni i gjetur është marrë nga policia. Llogaritet se në Kosovë, numri i armëve ilegale në duart e qytetarëve është shumë i lartë.

Kanë nisur të hapin një themel për të zgjeruar rrugën, por për një moment, luga e ekskavatorit, në vend të betonit e dheut, ka nxjerrë armatim.

Pronarët e rinj të atij vendi që e kishin blerë nga një serb, kishin gjetur kallashnikovë, revole, fishekë e lloje të ndryshme të armatimit.

Kjo ka ndodhur të hënën në fshatin Rubovc të Kamenicës, vendbanim ky me popullatë të përzier.

Sipas banorëve të këtij fshati, shtëpia e serbit ka qenë e pabanuar dhe armët besohet se ishin fshehur aty, që nga koha e paraluftës ose eventualisht gjatë luftës së fundit.

Fshatarët kishin ndërprerë punimet menjëherë kur kishin parë këtë sasi të madhe të armatimit, duke dalë nga vrima nën beton.

Ata kishin thirrur zyrtarët policorë në Gjilan për të intervenuar.

Naseri, një banor i këtij fshati, që e ka shtëpinë përballë asaj ku janë gjetur armët, tregon për Express se armatimi nuk ishte i futur shumë thellë nën dhe./expres/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit