4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kanadë: Muslimanët dhe jo muslimanë mblidhen në Xhami për dialog dhe mirëkuptim

Më të lexuarat

Qindra njerëz u mblodhën në një xhami në qytetin kanadez Calgary me shpresën e krijimit të një dialogu në mes të muslimanëve dhe jomuslimanëve.

Një tjetër shtysë për takimin ishte një incident ku një grua në Calgary, e cila është muslimane, ishte objektiv i një breshëri fyerjesh fetare nga një njeri i cili ishte i zemëruar në një stacion.

Javën e kaluar, policia tha se ata e kishin trajtuar atë si një krim të mundshëm të urrejtjes. Por njeriu i zemëruar ka arritur të arsyetohet  për fyerjet që i bëri gruas.

Ishte një letër me të cilën kërkoi falje, në thelb, ai tha se ishte i zemëruar dhe se ai ishte në një vend shumë të keq, tha Saima Xhemal, një aktivist i komunitetit musliman  që fliste për gruan që ishte sulmuar verbalisht.

Policia tha se hetimi tani ka përfunduar dhe nuk do të ketë akuza  përcaktuara.  Xhemali tha se njeriu ka kërkuar falje për fyerjet dhe kjo është pranuar.

Ajo tha se incidenti  dhe rezultati i saj – mund të jetë një pikë kthese në Calgary për marrëdhëniet mes anëtarëve të besimit të saj dhe jo-muslimanëve. 

Ne dëshirojmë që kjo të jetë një shembull për të gjithë dhe në qoftë se ju keni ndonjë keqkuptim rreth muslimanëve apo Islamit ejani tek ne,  bisedoni me ne, ne jemi të gatshëm me zemrat dhe mendjet tona  të hapura të punojnë së bashku, tha ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit