0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kamishi me sy të ënjtur: Vetevendosje po më hakmerret

Më të lexuarat

“Elementet e SHIK-ut po provokojnë por kanë zgjedhur njeriun e gabuar” ka thënë deputeti i VV Rexhep Selimi pas “lojës” me grushte në parkingun e parlamentit.
Rexhep Selimi thotë se nuk janë rrahur por e kishte rrahur deputetin PDK-së Latif Gashin.
Ata dëshirojnë të mos flasim për SHIK-un, thotë Selimi, i cili ndjehet keq nga grushtet që kishte shkepur.
Meqë deputeti Latif Gashi nuk është prononcuar, deputeti tjetër i PDK-së “Kamishi” ka treguar versionin e tij.
“Sot jam sulmuar nga VV” ka thënë ai para gazetarëve, sytë dhe buza e të cilit shihet qartë që kishin marrë grushte.
“Rrugaçët e Rexhep Selimit dhe të Florin Kraniqit më kanë sulmuar në parkingun e Kuvendit, por siç po më shihni syzet i kam ende mirë” ka thënë ai.
E, Florin Krasniqi nuk dëshironte të merrej me incidentin. Derisa nuk i tha një gazetar se po u mbante fjalime, ai e dënonte incidentin dhe provokimet siç shprehej, “të SHIK-ut”.
“Jo bre nuk e kam rrahur Kamishin” thoshte Krasniqi, porse këta janë njerëz që kanë ardhur nga ndonjë planet. Këta janë njerëz që më kanë prekur në familje” ka thënë Krasniqi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit