1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kamishi dhe Krasniqi, flasin për përleshjen

Më të lexuarat

Florin Krasniqi dhe Bekim Haxhiu-Kamishi do të takohen të premten në zyrat e Prokurorisë Komunale në Prishtinë. Haxhiu, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Krasniqi, nga Lëvizja “Vetëvendosje” kanë marrë ftesë nga prokurori për t’u marrë në pyetje në lidhje me përleshjen që dy deputetët kanë pasur më 28 qershor në Kuvendin e Kosovës.

Deputet Haxhiu, tregon se ka marrë ftesë nga prokurori në cilësinë e të sulmuarit. Ai tha se dihet që ka qenë i sulmuar pabesisht nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe truprojave të tyre.

“Do t’i përgjigjem pozitivisht prokurorit dhe do të kërkojë nga ai që të vërtetojë se sulmi ndaj meje ka qenë i planifikuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe i ekzekutuar nga grupi parlamentar i kësaj Lëvizje dhe truprojat e tyre”, tha Haxhiu për Express.

Ai thotë se do të kërkoi nga prokurori të vërtetojë motivet e sulmit ndaj tij të cilat, sipas tij, kanë të bëjnë me demaskimin që i ka bërë Kurtit me takimet që i ka pasur me sigurimin sekret serb UDB-BIA.

“Jam i bindur se kjo është edhe detyrë e prokurorisë të dëshmojë qëllimin e takimit të Kurtit në janar të vitit 2004 në Binqë dhe rolin e këtij takimi”, tha Haxhiu. Edhe Florin Krasniqi i kontaktuar  konfirmon se ka marrë ftesë nga prokuroria me anë të së cilës ai është ftuar që të premten të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit