-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kameron është duke e gënjyer opinionin britanik

Më të lexuarat

Nënkryetarja e Komisionit Evropian dhe eurokomisarja për Drejtësi, Vivian Reding e akuzoi kryeministrin britanik, Dejvid Kameron se “është duke e gënjyer opinionin britanik” rreth kanosjes nga emigrantët të cilët vijnë në Britaninë e Madhe nga vendet-anëtare të BE-së.

Sipas Redingut, fushata e nisur qeveritare në Londër kundër emigrantëve është krijuar “vetëm që të tërhiqet vëmendja e britanikëve nga problemet reale në vend”.

Reding pohon se nuk është i vërtetë rreziku nga “turizmi social” i emigrantëve të vendeve të Evropës Lindore në BE, ndërsa droja me invazionin e faqeve të cilat vijnë “t’ua vjedhin punën” punonjësve vendorë, t’i shfrytëzojnë beneficionet sociale dhe t’i shpenzojnë paratë për shëndetin publik, bëhet me qëllim që të mos hapet debat rreth problemeve të vërteta me Britaninë e Madhe.

Në elaborimin e përgjithshëm dhe të pazakonshëm të “rastit britanik”, eurokomisarja Reding pohon se populizmi i Kameronit dhe euroskepticizmit janë rezultat i miteve për gjoja kanosjen për të ardhmen e Britanisë së Madhe.

Ajo kërkoi ndihmë dhe mirëkuptim nga, siç tha, njerëzit e mençur në Britaninë e Madhe si dhe mbështetje nga të gjithë në BE për kundërshtimin e euroskepticizmit. Vivian Reding, e cila në prill të këtij viti mbush 63 vjet, është politikane nga Luksemburgu, nga radhët e Partisë popullore sociale krishtere (CSV).

Ajo 20 vite me radhë është marrë me gazetari dhe disa vite me radhë ishte kryetare e asociacionit të gazetarëve në vendin e saj. Reding mban titullin doktor i shkencave humanitare të Universitetit “Sorbona” të Parisit./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit