1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kam qenë e sëmurë 3 javë dhe nuk kam falur namaz, si ta kompenzojë atë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Kam qenë e sëmurë 3 javë dhe nuk kam falur namaz, si ta kompenzojë atë?

***

Përgjigjja:

E keni lënë namazin për një kohë shumë të gjatë dhe nuk ka qenë e nevojshme, ngase nuk e di nëse do të arsyetoheni para Allahut. Për kohë kaq të gjatë nuk mundet të falesh vetëm nëse jeni në koma (ndonëse ju nuk e keni cekur se çfarë keni qenë e sëmurë).

Nëse ndjenë shumë dhimbje lejohet që ta bashkosh namazin, shembull drekën dhe ikindinë i fal ose në kohën e drekës ose atë të ikindisë të dyja nga katër rekate farz. Por namazin nuk e lë, nëse nuk mund të falesh në këmbë mund të falesh ulur. Nëse nuk mundesh të falesh ulur, falesh shtrirë, në krahë me isharete. Nuk mundesh të marrësh abdes, merr tejmum.

Nëse nuk mundesh të marrësh as tejmum sepse nuk ka kush të ndihmon ngase e zëmë se të janë paralizuar duartë apo i ke në gips, falesh pa abdes dhe pa tejmum, por namazin nuk e lë.

Tani ti e ke obligim që t’i bësh kaza të gjitha ato namaze që nuk i ke falur për tre javë, e që i bie diku rreth 20 namaze të sabahut, 20 dreka, 20 ikindia e kështu me radhë. Fali kurdo që mundesh gjatë ditës dhe kurdo që të përshtatet dhe të vie më lehtë. Me përjashtim pas namazit të sabahut gjersa të lind dielli që nuk preferohet të falim kurrfar namazi.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit