0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kam luajtur shumë bixhoz, si të pendohem?

Më të lexuarat

Pyetje:

Kam luajtur shumë bixhoz, si të pendohem prej këtij gjynahu?

***

Përgjigje:

Falenderimi i përket vetëm Allahut, është detyrë për ty që të braktisësh menjëherë bixhozin, ata që luajnë bixhoz, ato vende ku luhet dhe prej mjeteve të bixhozit.

Gjithashtu të pendohesh e të behesh pishman për atë kohë që të ka humbur, dhe të vendosësh se nuk do i kthehesh atij gjynahu dhe të japësh lëmoshë, bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ të cilën e ka percjellur Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) :”Kush betohet dhe thotë në betimin e tij: ”Pasha Latin dhe Uzan, le të thotë si shlyerje për këtë gabim: La ilahe il’laAllah; Nuk i takon adhurimi askujt përveq Allahut, dhe gjithashtu kush i thotë shokut të tij hajde te luajme bixhoz , le të japë lëmoshë per ta shlyer këtë gjynah.”

Neueuiu ka thënë: ”Dijetarët kanë thënë: ” Urdhëroi për të dhënë lëmoshë si shlyerje për gabimin e tij , duke kërkuar me fjalë kryerjen e këtij gjynahi”. Khatabi ka thënë: ” Të japi lëmoshë në sasinë e atyre parave që donte të luante bixhoz.”

Neueuiu ka thënë: ”E vërteta me të cilën janë studiuesit siç tregon thënia e hadithit që nuk veçohet të jetë lëmosha patjetër në sasinë që ai donte të luante bixhoz, por mund të japë lëmoshë me atë që ka mundësi, prej asaj që konsiderohet lëmoshë, dhe këtë gjykim e ndihmon në argumentim transmetimi tjetër i hadithit, “le të japë lëmoshë me diçka”.

Meusuatu Fikhije, Vellimi/39, Faqja :407.

Përktheu: Junus Telezi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit