1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kam harruar të bëj nijet në syfyr, a më vlen agjërimi?

Më të lexuarat

Pyetja:
Kam harruar ta bëj nijet në syfyr, a më quhet agjërimi?

***

Përgjigja:

Esselamu alejkum. Së pari më lejoni të sqaroj rreth nijetit në syfir, ngase e di se një pjesë e popullatës tonë nuk e kanë të qartë çdo të thotë ta bësh nijet agjërimin në syfyr.

Ajo që kërkohet në agjërim, pra që agjërimi të jetë i vlefshëm, është nijeti me zemër apo me mend. Me fjalë tjera, kur ngritesh në syfir, a e di pse je ngritur? Me siguri se po, je ngritur që nesër të agjërosh. Ky pra është nijeti, sepse në atë kohë ngritesh vetëm për të agjëruar, në rastin e muajit të Ramazanit. D.m.th. akti që je ngritur të hash syfyr, tregon se ti ke nijet të agjërosh. Bile, nëse kur bie të flesh e ke në vete qëllim-nijet se do të agjërosh, dhe nuk ngritesh në syfyr, agjërimi është tamam, se ti e ke bërë nijet të agjërosh.

Por, një pjesë nga popullata jonë, mendojnë se nijet është kur e thua me gojë, dhe nëse nuk e thua me gojë, mendojnë se nuk e kanë bërë nijet. Kjo bindje është gabim. Shprehja me gojë nuk është bazë në nijet, por ajo që ti e ke qëllim në veten tënde, ky është nijet.

Ndërkaq, mos të kesh nijet, d.m.th. që ti aspak nuk mendon për agjërim. Je ngritur rastësisht me njerëzit e tjerë, të ka pëlqyer diçka dhe ke ngrënë. Por, jo të agjërosh, thjesht të ka pëlqyer.

Por, pastaj, kur ngritesh ditën, thua me veten tënde, të agjëroj. Atëherë vlen pyetja se në syfyr nuk e ke bërë nijet, në fakt, nuk e ke patur qëllim të agjërosh. Agjërimi pa nijet nuk pranohet. Pjesa dërmuese e dijetarëve këtë e obligojnë që të bëhet natën, pra në syfyr ose ma herët prej syfirit gjatë natës, nëse nuk mund të ngritesh në syfyr.

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Vërtet, veprat vlerësohen sipas nijetit-qëllimit, dhe çdo njërit i takon ajo që e ka patur për qëllim (me veprën e vet)…”.

Allahu e di më së miri.

Bashkim Aliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit