5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kam epilepsi, a jam i detyruar të njoftojë të fejuarën për këtë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Që në adoleshencë kam vuajtur nga epilepsia, por i marr rregullisht ilaçet dhe mendoj se kjo sëmundje do të zhduket me kalimin e viteve. Por mjeku që po trajton rastin tim tha se është nëntëdhjetë për qind i sigurt se kjo sëmundje do të mbetet me mua deri në fund të jetës sime. Tani po mendoj të martohem. A jam i detyruar të informoj vajzën me të cilën dua të martohem për këtë çështje apo jo?

***

Përgjigja:

Kërkuesi është i detyruar t’i tregojë të fejuarës së tij të mundshme çdo të metë që mund të ndikojë në jetën bashkëshortore, ose të ndikojë në aftësinë e tij për të përmbushur të drejtat e gruas dhe të fëmijëve të tij, ose që gruas së tij mund t’i duket e pafavorshme. Epilepsia është një prej këtyre të metave, prandaj obligohet ta zbulojë dhe fshehja e saj është haram.

Ibnul Kajjim ka thënë: “Për analogji, çdo e metë që mund të largojë njërin bashkëshort nga tjetri dhe të çojë të mos arrihen objektivat e martesës, domethënë dhembshurinë dhe dashurinë, do të thotë se bashkëshorti tjetër duhet të t’i jepet mundësia (për të vazhduar martesën ose për ta përfunduar atë me shkurorëzim).” [1]

Shejh Uthejmini ka thënë: “Mendimi i saktë është se e metë është çdo gjë që mund të çojë në mos arritjen e qëllimeve të martesës dhe padyshim që qëllimet më të rëndësishme të martesës përfshijnë intimitetin, kujdesin për njëri-tjetrin, dhe të kesh fëmijë. Nëse ka ndonjë gjë që mund të pengojë arritjen e këtyre objektivave, atëherë ajo konsiderohet si një defekt. Në bazë të kësaj, nëse gruaja merr vesh se burri është infertil, ose burri konstaton se gruaja është shterpë, atëherë kjo është e metë.” [2]

Shejh Salih El Feuzan është pyetur: ‘Vëllai im ka epilepsi, por kjo nuk do ta pengojë atë të kryejë marrëdhënie intime. Ai ka bërë kontratën e martesës me një grua; a është i detyruar t’i tregojë për këtë para se të konsumojë martesën me të, apo jo?’

Ai u përgjigj: “Po, secili prej bashkëshortëve duhet t’i tregojë tjetrit për çdo të metë fizike që ka përpara se të vazhdojë martesën, sepse kjo është pjesë e të qenit të sinqertë dhe të ndershëm dhe sepse ka më shumë gjasa të çojë në harmoni mes tyre. dhe  të shmang mosmarrëveshjet në mënyrë që secili prej tyre të bëjë një zotim ndaj tjetrit në bazë të dhënave. Nuk lejohet mashtrimi apo fshehja.”

Për ta përmbledhur: ju jeni të detyruar t’ia zbuloni këtë të metë vajzës së cilës dëshironi t’i propozoni, në mënyrë që ajo të pranojë të martohet me ty në bazë të dijes së plotë dhe që të shmangësh çdo mashtrim apo fshehje.

Lusim Allahun që t’ju dhurojë mirëqenie dhe shërim nga çdo sëmundje.

Allahu e di më së miri.

Marr nga: islamqa.com

————————————–

[1] Zad El-Mead (5/166).

[2] Esh-Sherh el-Mumti‘ (12/220).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit