1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kam disa pyetje

Më të lexuarat

Pyetja:

Jam 24 vjeç, jam falur edhe më herët, por nga mosha 22 e deri tani rregullisht fal 5 vakte namaz, elhamdulilah. Mirëpo kam disa pyetje, inshallah keni njohuri rreth këtyre problemeve që kam.

1. Kur falem në xhami nuk mendoj për gjëra të jetës, d.m.th. nuk e kam atë problem, mirëpo gjatë faljes, sidomos kur dëgjoj Fatihanë apo ajetet e tjera kuranore, e kam pulsin e zemrës të çrregulluar (punon me një ritëm shumë të shpejtë), më dridhen këmbët dhe për pak sa nuk më bie të fikët, mezi pres që të biem në ruku, ndonjëherë kam edhe frymëmarrje të vështirësuar, ku si pasoj e kësaj më duhet të lëviz në saf (gjë e cila nuk është aspak e preferuar) vetëm të mos e humb përqendrimin e namazit.

2. Gjithashtu kam probleme edhe në shtëpi. Të them të drejtën asgjë nuk mungon, i kemi elhamdulilah, mirëpo armiq (komshi, familjarë) kemi shumë, që nuk na e duan të mirën. Ç’duhet bërë në këtë rast kur nuk dihet se cili është personi që merret me punë të këqija (hedhjen e fallit, sehir etj)?

3. Kam ca kohë që njihem me një vajzë, ajo vjen tek unë, kurse familja vetëm ka dëgjuar që ka një lidhje me mua. Kemi biseduar rreth fejesës sonë, mirëpo e kemi shtyrë me dëshirën tonë për shkak se ajo nuk ka përfunduar shkollën e mesme. Ç’duhet bërë në këtë rast, duke marrë parasysh që duhemi shumë dhe nuk kemi qëllime të këqija?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1-2. Në lidhje me pyetjen e parë dhe të dytë themi se ndoshta është mirë të shkoni te ndonjë hoxhë që t`ju bëjë rukje (t`ju lexojë Kuran) dhe në bazë të reagimit tuaj ai do të mund të kuptoj nëse diçka nuk është në rregull me ju dhe t`ju ndihmojë. Gjithashtu është e mundur që të keni sihr në familje, prandaj është mirë që t`ia sqaroni problemet me të cilat ndeshet familja juaj. Pra, këshilla jonë në lidhje me pyetjen e parë dhe të dytë është që të vizitoni ndonjë hoxhë që merret me rukje, por të keni kujdes dhe mos shkoni tek ata fallxhorë, të vetëquajtur hoxhë, që merren me hajmali, por shkoni tek ata që merren me shërimin e këtyre problemeve më rukje (duke u kënduar nevojtarëve pjesë nga Kurani dhe lutje nga i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të.

3. Ndërsa rreth fejesës dhe të shoqëruarit me vajza para fejese e martese, kemi folur në dhjetëra përgjigje të mëhershme dhe ajo që kemi thënë aty vlen edhe për ju, prandaj kthehuni aty.

Ndër këto përgjigje mund të lexoni:

E pavendosur për një çështje

E pëlqej shumë, po nuk di si t’ia them

A të vazhdoj shkollimin e më pas të fejohemi?
Alaudin Abazi
29.3.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit