Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) tha se nëse do të kishte pasur zonë të sigurt në Siri nuk do të ndodhnin sulmet kimike dhe masakrat e tjera.
Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) tha se nëse do të kishte pasur zonë të sigurt në Siri nuk do të ndodhnin sulmet kimike dhe masakrat e tjera.
Ibrahim Kallëm i ftuar në programin e Cristiane Amanpour në kanalin televiziv amerikan CNN International nëpërmjet telefonit, vlerësoi goditjen e bazës ushtarake të regjimit të Esadit në Siri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpjegoi pritshmëritë e Turqisë në procesin pas këtij hapi.
Ai theksoi se udhëheqja e Obamës më parë kishte lejuar kalimin e linjës së kuqe.
“Presidenti Trump duke iu kundërpërgjigjur Esadit ka vënë në shesh qartë se këtej e tutje sulmet kimike të Esadit nuk do të mbeten pa përgjigje” tha Kallën.
Kundërpërgjigjja e bërë duhet të merret seriozisht, tha Kallën dhe shtoi: “Faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të bëjnë presion ndaj Esadit me qëllim përparimin e procesit politik e shoh si shpresëdhënës”.
Ai tha gjithashtu se për dhënien fund të luftës ka edhe hapa të tjera të nevojshme.
Ai ripërsëriti nevojën për krijimin e zonave të sigurta dhe të ndalimit të fluturimit.
“Nëse në Siri do të kishte pasur zonë të sigurt atëherë nuk do të ndodhnin sulmet kimike dhe masakrat e tjera” tha zëdhënësi i presidencës.
Ai bëri të ditur gjithashtu se në këtë fazë janë në kontakt me aleatët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koalicionin ndërkombëtar dhe vendet e Gjirit dhe janë duke biseduar edhe me Rusinë.
Kallën theksoi se sulmet e regjimit të Esadit dëmtojnë procesin e Astanës që mbështetet edhe nga Turqia edhe nga Rusia, për këtë arsye koalicioni ndërkombëtar bëri thirrje që të gjitha palët që kanë influencë mbi Esadin përfshi Rusinë dhe Iranin që të mos dëmtojnë procesin e Astanës.