8.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kalin: Vetoja e ShBA-së ndaj Palestinës nuk është befasi për ne

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin në postimin e bërë në Twitter tha se nuk është për t’u habitur që SHBA vendosi veton ndaj projektrezolutës së KS të OKB, e cila kërkonte mbrojtje për popullin e Palestinës.

 

Zv/Sekretari i Përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, tha se nuk është për t’u habitur që SHBA vendosi veton ndaj projektrezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), e cila kërkonte mbrojtje për popullin e Palestinës.

Kalın, në një deklaratë nga rrjeti social Twitter ka bërë një vlerësim në lidhje me veton e SHBA-ve ndaj projektrezolutës së KS-OKB e cila kërkonte mbrojtje për popullin palestinez.

“Kjo edhe njëherë tregon se ata nuk janë pranë atij që ka të drejtë, por janë pranë të fortit”, bëri të ditur zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, ndërsa vijoi duke thënë se “Populli palestinez dhe Jerusalemi nuk janë vetëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë për kauzën e tyre të drejtë”.

Kujtojmë se SHBA vendosi veto ndaj projektrezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkoi mbrojtje për popullin palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit