1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kalın: Tërheqja e njëanshme e SHBA-së do të shkaktojë konflikte të reja

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga marrëveshja bërthamore me Iranin do të shkaktojë jostabilitet dhe konflikte të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore është vendim që do të shkaktojë jostabilitet dhe konflikte të reja”, ka shkruar Kalın në rrjetin social Twitter, pas shpalljes së vendimit nga presidenti amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja.

“Marrëveshja shumëpalëshe do të vazhdojë me vendet e tjera. Turqia do të vazhdojë të ketë qëndrim të vendosur ndaj të gjitha llojeve të armëve bërthamore”, shtoi Kalın.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit