Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, në lidhje me transferimin e ambasadës së SHBA-ve nga Tel-Avivi në Jerusalem (Kuds), tha se Palestina nuk është vetëm dhe Jerusalemi nuk është vetëm.
Ai në postimin e tij në Twitter ka shkruar: “Palestina nuk është e vetmuar. Kudsi nuk është i vetmuar. Okupimi do të përfundojë, e drejta dhe drejtësia patjetër do të fitojë”.
Kalin gjithashtu ka postuar të njëjtën edhe në gjuhën angleze, ku ka përdorur hashtagun “#Nakba70#.