-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kalin: Marrëdhëniet përmirësohen vetëm nëse Amerika kupton shqetësimet e Turqisë

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se është ende e mundur që marrëdhëniet me Amerikën të shpëtohen dhe përmirësohen në qoftë se udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kuptojnë shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

 

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se është ende e mundur që marrëdhëniet me Amerikën të shpëtohen dhe përmirësohen në qoftë se udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kuptojnë shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

Zëdhënësi Kallën publikoi për gazetën Daily Sabah një artikull me titull “Marrëdhëniet Turqi-SHBA”.

Ato që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitet e fundit, kanë krijuar një krizë serioze edhe në besimin ndërmjet zyrtarëve turq, edhe në opinionin e përgjithshëm publik në Turqi – bëri të ditur Kallën dhe shtoi se Turqia, që është partnere në koalicionin ndërkombëtar kundër organizatës terroriste, DAESH bëri të mundur që koalicioni të godasë terroristët e kësaj organizate nga baza ajrore Inxhirlik (İncirlik), që gjendet në Turqi.

Ai rikujtoi se pavarësisht kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend që të bashkëpunojnë me ushtrinë turke në operacionin për të çliruar Rakën, zgjodhën të bashkëpunojnë me terroristët e YPG-së, që cilësohen një zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, edhe nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Amerikës (CIA).

Uashingtoni, për marrëveshjen me organizatën separatiste terroriste, u mundua të mbrojë veten duke thënë se kjo marrëveshje ishte “e përkohshme, transaksionale dhe taktike” shkroi zëdhënësi i presidencën duke vijuar me këto fjalë: “Por ky plan u miratua përsëri vitin e kaluar nga udhëheqja e Trumpit. Është e vërtetë që udhëheqja e Trumpit është distancuar nga strategjia e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM). Në këtë kuadër është pajtuar për një plan rrugor, që parashikon tërheqjen e YPG-së nga Menbixhi, por mungesa e një ndryshimi konkret në politikë vazhdon të prishë marrëdhënien turko-amerikane”.

Ai tërhoqi gjithashtu vëmendjen se mungesa e udhëheqjes së Trumpit për të ndërmarrë hapa konkretë për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet organizatës terroriste gyleniste FETO në territoret e SHBA-së, organizatë kjo që tentoi të bënte grusht shteti në Turqi në 15 korrik 2016-të, ka shkaktuar zhgënjim në Turqi.

Kallën tha se në kushte të tilla ishte e vështirë për zyrtarët e Republikës së Turqisë të kuptojnë se si udhëheqja e Trump-it mund të mendojë se problemet ligjore të një qytetari të saj mund ti zgjidhë duke përdorur gjuhën kërcënuese në mediat sociale (kundër Turqisë).

“Ashtu siç e përsërisin qartë autoritetet turke, liderët politikë të vendit tonë nuk janë në pozitë për ti ndikuar procedurat ligjore të shqyrtuara nga gjyqësori ynë i pavarur. Nëse qytetari amerikan në fjalë, Andrew Brunson, do të mbesë prapa hekurave, ose do të përballet me arrest shtëpiak ose do të lirohet, ky është një vendim që i përket vetëm gjykatës turke” tha Kallën.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën, i cili shkroi se është ende e mundur që marrëdhëniet me Amerikën të shpëtohen dhe përmirësohen në qoftë se udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kuptojnë shqetësimet e sigurisë së Turqisë, vijoi mendimin e tij me fjalët: “Por Turqia nuk mund të mbyllë sytë ndaj veprimeve të aleatit të saj në NATO kur ai kërcënon sigurinë e saj kombëtare brenda dhe jashtë vendit. Presidenti Trump mund të ketë qëllime të mira për marrëdhëniet me Presidentin Erdoan dhe Turqinë. Padyshim që nëse kjo marrëdhënie bazohet në respektin e ndërsjellë dhe interesin e përbashkët do të jetë reciproke por kërcënimet ndaj Turqisë nuk shërbejnë për asnjë gjë tjetër veçse të dëmtojë marrëdhëniet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit