Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha njihet për betejat e lavdishme të UÇK-së në vitin 2001. Vetëdija e tij e lartë kombëtare, përgatitja profesionale ushtarake dhe besimi në Zot kishin bërë që ai, së bashku me shokët ta fitoj edhe betejën e rëndë të Haraçinës.
Shtatmbëdhjet vite më vonë, duke se gjërat në Maqedoni kanë ndryshuar për të mirë, shkruan agjencia e lajmeve INA.
Hoxha dhe rivali i tij më i ashpër Lube Boshkovski tani janë së bashku në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, me detyrën për ta këshilluar atë, njëri për çështje të sigurisë, e tjetri si këshilltar i posaçëm për investimet e huaja.
Ish ministri i Brendshëm gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni Lube Boshkovski tani mund të realizoj një dëshirë të kahmotshme për ta pirë një kafe me Komandant Hoxhën.
Agjencia e lajmeve INA, rikujton periudhën e asaj kohe kur Boshkovski kishte deklaruar se duhej ti bënin një gati një kafe që ta pine si triumfator kur ta pushtonte Haraçinën.
Por, kafen nuk e piu dot, ajo i mbeti vetëm si dëshirë e flaktë, atëkohë atë e luftëtarët e lirisë e pritën me plumba. Aq e madhe ishte rezistenca e UÇK-së sa nuk bënin punë as tanket e helikopterët luftarak të ARM-së.
Komandant Hoxha atë kohë, i është përgjigjur Boshkovskit, se kafja në Haraçinë do ti del e ithët.
Sot në kohë paqe, gjërat kanë ndryshuar dukshëm, komandantës Hoxhës i është mundësia për ta ndihmuar vendin, një mundësi që nuk janë dhanë dot partitë shqiptare, të cilat e flakën legjendën e luftrave të shqiptarëve për liri.
Regjimi i kaluar e detyroi të mbyllet në Tanushë, në vendlindjen e tij ku mbijetoi me shumë vështirësi për vite me radhë.
Sot ai dëshiron të punoj në radhë të parë për familjen e tij. Hoxha nuk ka bërë villa dhe pasuri, ai është një njeri modest i cili jeton me respektin që i japin bashkëluftëtarët e tij dhe populli për meritat në mbrojtje të atdheut.