-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kafeja turke, 6 gjëra që duhet të dini

Më të lexuarat

Kafeja turke është një ndër pijet më të përhapura sot në botë, ndaj që ta shijoni siç duhet mësoni këto 6 gjëra, sidomos nëse pëlqeni një mashkull.
1. Kafeja turke nuk vjen nga Turqia
Nëse mendoni se kafeja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë.
Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.
2. Cilësia është te ajka
Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë.
Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.
3. Kafeja turke duhet të konsumohet me ujë
Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund.
4. Kafeja turke do një llokum
Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson.
5. Kafeja me kripë
Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin.
Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin.
Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar.
Dhëndri duhet t’a pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë.
6. Kafeja turke mbrohet nga UNESCO-s
Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së.
Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit