0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kafeja

Më të lexuarat

Kafeja është e pafajshme, prandaj shijojeni kafen e mëngjesit dhe gëzoni dobitë shëndetësore të saj

Kafeja konsiderohet pija më e përhapur anembanë botës; por megjithë këtë, shumë njerëz e konsiderojnë atë si pije të keqe që mund të shkaktojë ngritjen e presionit të gjakut, probleme në zemër e zorrë, pagjumësi.

Nëse je prej atyre që e duan kafen dhe kënaqen me shijimin e saj në punë, me familjen apo me shokët, atëherë, lexues i nderuar, kemi disa lajme të mira e të gëzueshme për ty: studimet e fundit shkencore kanë vërtetuar se konsumimi i kafesë ka një numër të madh dobish, por me kusht që të mos e teprosh në konsumimin e saj. Kështu që, pas kësaj, nuk ke pse të ndjehesh në faj, por shijoje një apo dy filxhana kafeje në ditë, dhe mos e tepro!

Mund të çuditesh, lexues i nderuar, nga disa prej dobive të kafesë të zbuluara nga studiuesit dhe shkencëtarët, por këto janë realitet:

Zvogëlon rrezikun e prekjes nga Diabeti; Studimet kanë vërtetuar se konsumi i 3 filxhana kafeje në ditë ul rrezikun e prekjes nga Diabeti i Tipit II tek gratë me 60%, krahasuar me ato që nuk e konsumojne kafenë. Kafeja është e pasur me minerale ushqyese si: magneziumi dhe kromi, të cilët ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak.
Ndihmon në ndalimin e kancerit të lëkurës, të gjirit dhe të trurit; Studimet kanë vërtetuar se kafeina ndihmon në ndalimin e kancerit të lëkurës dhe zvogëlon mundësinë e shndërrimit të qelizave në qeliza kancerogjene. Pirja e tre filxhana kafeje në ditë e ul rrezikun e prekjes nga disa lloje kanceresh me rreth 40%. Disa kërkime evropiane kanë zbuluar se konsumi ditor i kafes ul mundësinë e prekjes nga tumoret e trurit; kështu që pak kafe mund të mbrojë organizmin tënd nga sëmundjet e këqia.
Mbron nga sëmundjet që lidhen me ankthin dhe stresin; sipas studimeve, nuhatja e aromës së kafesë në mëngjes ndihmon në përqendrimin e trupit dhe në zgjimin e tij, si dhe mbron qelizat nga sëmundjet që lidhen me ankthin dhe stresin.
Mbron dhëmbët nga Caries; kafeja ndihmon në luftimin e Caries së dhëmbëve, për faktin se ajo vret bakteret që zhvillohen në boshësitë mes dhëmbëve.
Zvogëlon simptomat e sëmundjes së Parkinsonit; sipas studimeve, kafeja zvogëlon simptomat e sëmundjes së Parkensonit dhe kërkimet shkencore për këtë fakt janë në vazhdim e sipër. Studiuesit kanë zbuluar se Geni i quajtur GRIN2A, i cili ndihmon në mbrojtjen nga Parkensoni, stimulohet nga disa lëndë që gjenden te kafeja.
Parandalon sëmundjet e zemrës; disa kërkues holandez kanë zbuluar se tek atapersona që pijnë kafe rregullisht (2 deri në 4 filxhana në ditë) zvogëlohet prekja nga sëmundjet e zemrës me rreth 20% krahasuar me ata që pijnë më pak apo më shumë se kufijtë normal.

Po kështu, kafeja zvogëlon rrezikun e atakut të zemrës dhe arteriosklerozës si rezultat i përmbajtjes anti-okside të saj, e cila mbron venat e gjakut dhe pengon shtresëzimin e kolesterolit në muret e venave. Kërkimet e fundit kanë provuar gjithashtu se përqindja e atakeve kardiake tek gratë që pijnë kafe është 25% më e ulët se tek ato që nuk e pijnë atë.
Mbron nga prekja e sëmundjes Alzheimer; sipas zbulimeve shkencore, kafeja stimulon aktivitetin e trurit dhe kjo ndihmon në rritjen e përqendrimit dhe vëmendjes, si dhe parandalon prekjen nga disa sëmundje si Alzheimer; Anti-oksidet që përmban kafeja mbrojnë qelizat e trurit nga prishja.
Zvogëlon prekjen nga sëmundjet e mëlçisë; kërkimet shkencore kanë zbuluar se përdorimi mesatar i kafes mund të ndihmojë në pakësimin e prekjes nga sëmundjet e mëlçisë, sidomos fibroza
Largon pikëllimin dhe brengosjen; kërkimet shkencore kanë provuar se kafeja ndihmon në ripërtëritjen e aktivitetit dhe nxitjen e sistemit nervor qendror në tru; kafeina vepron në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe mërzisë, gjë e cila pakëson rrezikun e prekjes nga pikëllimi. Sipas studimeve, përqindja e vetvrasjeve në mesin e atyre që pijnë kafe është më e vogël.
Por, kafeja mund të ketë edhe dëme në disa raste, siç mund të jenë:

Pagjumësia; sipas studimeve, pirja e kafes para gjumit mund të ndikojë negativisht te gjumi për faktin se efekti i kafes vazhdon të qëndrojë deri në rreth 6 orë para se trupi të çlirohet prej saj.
Dëme tek gratë shtatzëna; sipas kërkimeve shkencore, pirja e kafes gjatë shtatzanisë mund të ndikojë në pakësim të zhvillimit të embrionit, madje studiuesit kanë paralajmëruar se teprimi i pirjes së kafes mund të shtojë rrezikun e abortit, por ata i kanë lejuar gruas shtatzënë pirjen e një apo dy filxhana kafeje në ditë.
Mesatarja në pirjen e kafesë (2-3 kafe në ditë) siguron dobitë e pritura prej saj, prandaj për të arritur dobitë më të mëdha të mundshme, mos e teproni në pirjen e saj.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit