3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kadri Veseli nënkryetari i PDK, i bashkohet Haradinajt në luftën kundër Islamit

Më të lexuarat

Kadri Veseli nënkryetari i PDK, ish shefi i SHIK-ut i bashkohet Haradinajt.

Edhe lufta kundër islamit i bashkon Kadri Veselin e Ramush Haradinajn. Ish-Shefi i SHIK’ut ka thënë se ata që po e përdorin fenë gjoja për “qëllime ideologjike dhe politike” janë armiqtë më të mdhenjë të Kosovës

Zëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se është i orientuar kah Perendimi pasi Kosova edhe si terrotor ndodhet në vendet e BE’së.

Veseli, i cili para ardhjes në  këtë post deklarohej kundër përkrahjes së Erdoganit dhe ka lobuar kudo kundër investimeve turke në Kosovë, tash ka thënë se s’duhet pasur frikë as nga investimet turke që kanë ndodhur në Kosovë.

Sidoqoftë, Veseli ka folur edhe për rrymat fetare, për të cilat ka thënë se kushdo që përdor religjionin për ideologjji e politikë është armiku më i madh i Kosovës.

Kadri Veseli ka thënë se babai i tij shkon, jo pesë herë, por dy herë në ditë në xhami për t’i kryer ritet fetare.

“Religjioni s’duhet të ideologjizohet dhe as të përdoret politikisht. Ata që përdorin religjionin për ideologji janë armiqtë më të mdhenjë të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa njejtë si ky, edhe Haradinaj i përfolur dhe i akuzuar gjithashtu për, vrasjet, haraqin, kazinot dhe shantazhet ofendoj në një deklarim më parë muslimanët praktikues.

Në këtë intervistë, Haradinaj i njohur për afrimin me Ipeshkvinë e Kosovës dhe lobin katolik shqiptar ka folur edhe për fenë, mu ne kohen kur para pak ditesh ishte nxjerrë një video, ku ai thoshte se nuk e di pse është muslimanë.

Lexo më tepër: ipeshkvi-haradinaj-060213 358269

Sidoqoftë, Haradinaj ka thënë i respekton të gjitha fetë, por jo edhe njerëzit e ndytë.

“Nuk i respektoj flliqtanat me mjekrra”, ka thënë Haradinaj. 

Por ka edhe një karakteristikë të përbashkët të Haradinaj dhe të Veselit, të dy janë figurat që udhëheqin luftën ndaj Islamit në Kosovë dhe që të dy i humbën zgjedhjet e fundit. Shkaku kryesor i humbjes së PDK-së konsiderohet dështimi i shkaktuar nga Veseli dhe strategjitë e tija përçarëse dhe të padashura tek elektorati i PDK-së dhe populli i Kosovës, ndërsa gjithashtu humbja e Aleancës ishte kudo për shkak të Haradinajt dhe kriminelëve të tij dhe jo për shkak të kandidatëve./express/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit