0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kacin: Nikolliq, i gatshëm të takojë Jahjagën

Më të lexuarat

Si duket do të takohen presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Raportuesi i i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, është i gatshëm për të biseduar me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Sipas tij, Nikoliqi, gjatë vizitës në Bruksel, ka shprehur gatishmërinë të takojë çdonjërin në Kosovë, përveç kryeministrit Hashim Thaçi.
Nikoliq ka qëndruar në Bruksel javën e kaluar, ndërsa zyrtarët e atjeshëm i kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për Serbinë, që të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit