Policia e Kosovës njoftoi se pas një pune hetimore ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje ne grup terrorist”.
Arrestimi është bërë në Kaçanik, të martën në ora 10:00.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/