-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ka përfunduar konferenca e bashkësive islame shqiptare

Më të lexuarat

Ka përfunduar konferenca dyditore “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, e organizuar nga bashkësitë islame shqiptare. Pas hapjes në Hotel Tirana International, konferenca vazhdoi me 7 sesionet shkencore në Universitetin Bedër.

Për dy ditë me radhë, 34 studiues, akademikë dhe pedagogë të shquar të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare kanë mbajtur referatet e tyre shkencore mbi rolin dhe kontributin e myslimanëve në këto 100 vjet shtet.

Në konferencë u konstatua përmes fakteve të pazbuluara më parë se roli i ulemave myslimanë ka qenë vendimtar në pavarësinë e kombit shqiptar dhe në mirëfunksionimin e shtetit dhe formësimin e identitetit dhe vetëdijes kombëtare.
Të dhënat e përftuara nga burime të ndryshme historike vërtetojnë qartësisht ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës paqësore midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Lëvizja Kombëtare Shqiptare për pavarësi dhe krijimi i shtetit shqiptar të pavarur, përbën një shembull mjaft domethënës të bashkëpunimit të sinqertë dhe pa asnjë paragjykim të intelektualëve dhe aktivistëve patriotë, të cilët, pavarësisht nga përkatësia e ndryshme fetare, dhanë një kontribut vendimtar për afirmimin politik e kulturor të kombit shqiptar. Solidariteti dhe toleranca fetare midis shqiptarëve u shfaqën me një qartësi të veçantë edhe në periudhat e mëvonshme. Pas shembjes së komunizmit në Shqipëri dhe rivendosjes së lirisë së besimit, në mbarë vendin u bënë përpjekje të mëdha për rikuperimin dhe gjallërimin e jetës fetare. Që në fillimet e këtij procesi u rishfaq në një mënyrë mbresëlënëse tradita e vyer e mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëpunimit vëllazëror të shqiptarëve të besimeve të ndryshme.
Periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë dhe e luftërave të ndryshme në mbrojtje të trojeve shqiptare, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar, jo vetëm që nuk u bë pengesë për përballimin e situatave të vështira të atyre kohërave, por u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke u vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri kombëtare, falë kjo e prijësve të shquar fetarë. Një realitet ky i cili herë pas here vlerësohet edhe nga opinioni ndërkombëtar.
Shqipëria përgjatë historisë së saj, ka qenë një shembull, se si njerëzit e fesë kanë ditur të zgjidhin saktë marrëdhëniet e besimit me kombin. Një mori dijetarësh shqiptarë të profilit fetar mysliman, kanë dhënë kontribut të çmuar në të gjitha fazat zhvillimore dhe format organizative të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare./bislame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit