Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ky projekt kap vlerën 85 mijë euro.
“Fillon faza e parë e ndërtimit të kanalizimit fekal, në rrugën për Llukar. Ky projekt në gjatësi prej 2440 m dhe në vlerë prej 85 mijë eurosh do të kryhet me plan dinamik për 90 ditë pune”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.