-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Juve, “Zonjë” edhe në kështjellën e Barcës

Më të lexuarat

Barcelona nuk ia ka dalë që të mposhtë rezitencën e hekurt të Juventusit në ndeshjen kthyese, duke mos arritur asgjë më shumë se një barazim me rezultat 0-0, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga dy ndeshjet, teksa Juventusi vazhdon ëndrrën për triumf në Ligën e Kampionëve.

Ishte ditur se pas sfidës së parë që përfundoi 3-0 për Juventusin në Torino për Barcelonën do të jetë e vështirë.

Kjo pasi që është pritur se Bianconerët do të vijnë të përgatitur me mbrojtje të çeliktë të udhëhequr nga mjeshtri i tyre, Massimiliano Allegri.

Atmosfera në fillim të takimit ishte impozante dhe u mendua se Blaugranët mund të inspiroheshin, megjithatë, kjo ishte vetëm një utopi.

Qysh në start të takimit u vërejt se Juventusi është shumë i fokusuar dhe e di se çka kërkon nga ky takim.

Rasti më i mirë për Barcën në pjesën e parë erdhi në minutën e 19-të, kur Messi dështoi të realizonte pas një goditje.

Deri në fund të pjesës së parë Barcelona bëri përpjekje, por nuk ja doli me çka fraksioni i parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë Barcelona u imponua që të sulmojë më shumë dhe arriti deri te rastet.

Së pari ishte Cuadrado ai që nuk konkretizoi një mundësi të artë në minutën e 50-të, kur nuk goditi si duhet pasi pranoi një top në zonë.

Në vazhdim ishte Juve që ndërtoi barrikadën në mbrojtje dhe luajti më ashpër, çka rezultoi në një karton të Sami Khediras i cili mundon në ndeshjen e ardhshme.

Në minutën e 66-të Messi lëshoi një mundësi të artë, kur në portën e zbrazët nuk arriti që topin ta drejtojë drejt një goli që do të ndezte shpresën e Barcelonës.

Deri në fund të takimit vazhdoi dominimi i Barcdelonës, por nuk arriti as se si që të shpërthejë në murin e gjallë italian të ngritur nga Allegri.
Kërkoi penalti kontraverse, por gjyqtari ishte perfekt…
Si rezultat, pas këtij barazimi pa gola prej 0-0, Juventusi kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga dy ndeshjet, me çka prek edhe gjysmëfinalen dhe vazhdon ëndrrën për trofeun e Ligës së Kampionëve, teksa Barcelona eliminohet edhe nga gara më prestigjioze evropiane e futbollit, Liga e Kampionëve, duke dështuar të realizojë një tjetër “Remontada” sikurse që ishte ajo ndaj PSG-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit