1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Juristi: Ja ku është bazuar Meta për anulimin e zgjedhjeve

Më të lexuarat

Lajmi se presidenti Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, ka shkaktuar reagime të pafundme në rrjetet sociale. Ka pasur edhe ironi dhe meme se tashmë vendimi i Metës mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, kur dihet se vendi nuk ka Kushtetuese.

Por ku është bazuar Ilir Meta për vendimin e tij?

Juristi Jordan Daci ka folur disa herë për këtë çështje.

“Sikurse pata arsyetuar, bazuar ne nenin 65 te Kushtetutes ne lidhje edhe me nenet 8, 9 dhe 10 te Kodit Zgjedhor, Presidenti i Republikes mund dhe tashme ka anulluar zgjedhjet te cilat pa dekret nuk mund te zhvillohen!” shkruan sot Daci në FB.

Para dy javësh, Daci u shpreh në A2CNN se presidenti mund ta ndryshojë në mënyrë të njëanshme datën e zgjedhjeve. Sipas tij, 10 gushti si datë e përfundimit të mandatit katërvjeçar të të zgjedhurve vendorë, nuk është detyrues. Sipas tij, e rëndësishme është që procesi zgjedhor të ndodhë brenda vitit.

“Sikurse e kam thënë fillim të mandatit, Presidenca Meta vazhdon të sprovojë çdo rregull kushtetues përtej kufijve të zakonshëm duke i dhënë institucionit të Presidentit të Republikës një dimension krejt tjetër nga çfarë ishim mësuar që pas largimit të Presidentit Berisha. Nderkohe, kriza politike aktuale duket që do përcaktojë jo vetëm fatin e qeverisjes, por edhe të disa liderave. Nga një krizë me pak ndihmë nga miqtë ndërkombëtarë dhe me maturi politike, mund të shndërrohet në një mundësi të shkëlqyer për të hapur një epokë të re të një ndryshimi të madh dhe mbylljes së epokës së sundimit të sistemit dikatorial të partive politike…”, tha Daci.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit